Në ditën e pestë të protestës së studentëve në Tiranë, të cilëve u janë bashkuar studentë nga universiteti i Shkodrës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit, sot janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Gjirokastrës.
Universiteti ka reaguar duke mbledhur studentët duke protestuar paralelisht me të gjithë studentët shqiptarë dhe me të njëjtat kërkesa.
Studentët e universitetit “Eqerem Çabej” po marshojnë në qytet duke kërkuar ulje të tarifave dhe përmirësim të kushteve studimore dhe atyre të banimit në konvikte.