Categories Lajme

Studentët e Mjekësisë deri në 5 vite me detyrim në Shqipëri, Açka thirrje maxhorancës: Bëni një hap pas, precedent që do të ketë pasoja. Pyesni të rinjtë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, është shprehur kundër projektligjit për ndalimin me detyrim për 5 vite për studentët e Mjekësisë që të punojnë në vendin e tyre dhe më pas kanë të drejtë të largohen.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Açka i bëri thirrje maxhorancës që të tërhiqet, pasi ky projektligj do të ketë pasoja.

“Zonja ministre ka qenë në një mendje me ne, shqiptarëve, djemtë tanë mos të na ikin. Para se të ndodhë kjo, duhet të bëjmë atdheun e jetueshëm. Nuk keni pse të nxitoheni. Nuk është konsultuar ky projektligj, që janë vetë studentët. Nuk është bërë asnjë konsultim publik. Ndaj nuk duhet nxitim. Nëse nuk i keni bërë mirë detyrat, mbaroni ato punë dhe krijoni mjedisin e këndshëm për të sqaruar njerëzit. Jam e sigurt që studentët të protestojnë, Edhe unë jam për të marrë masa që fëmijët mos të na ikin, por jo në këto masa. I kam thënë një zonje të Bundestagut, që u ankua se vinë shumë emigrantë shqiptarë në Europë e Gjermani, dhe i thash; keni marrë mjekët tanë, dhe frizieren time e keni marrë. Jua japim të gatshëm.

Por na jepni para nëse i merrni, se po i merrni të gatshëm. Nuk duhet ta kaloni pa diskutim këtë masë, edhe pa konsultimin e studentëve. Ju këshilloj që të bëni një hap pas, pasi do të jetë një precedent që do të ketë pasoja, edhe për ju si maxhorancë.”, tha Açka.(BW)

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME