Categories Lajme

STUDIMI

Një studim i papublikuar i studiuesve të Departamentit të Sigurisë së SHBA thotë se drita e diellit vret qelizat e koronavirusit të mbetura në siperfaqe solide, por dokumenti ende nuk ka marrë aprovimin e ekspertëve. Rezultatet treguan se radiacioni ultraviolet dëmton materialin gjentik të virusit dhe ndalon aftësinë e shumimit të tij në sipërfaqe, ndërsa nuk ka asnjë prove se rrezet ultraviolet mund të vrasin virusin në trupin e njeriut.

Provat u prezantuan në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari i shkencës e teknologjisë Bill Bryan, i cili vetë nuk ka formim shkencor. Shkencëtarët kanë refuzuar ndërkohë përdorimin e rrezeve të diellit (UV) si kurë për të sëmurët me koronavirus dhe u bënë thirrje publikut të mos ekspozojnë veten ndaj radiacionit që mund të shkaktojë kancer të lëkurës.

Një virolog tha se banjo e diellit nuk ndalon shumimin e patogjenëve brenda organeve të njeriut, pasi rrezet nuk depërtojnë aty. Por ata pranonin se rrezet ultra-violet mund të përdoren nga spitalet për dekontaminimin e hapësirave.
Studimi në fjalë u krye nga laboratori ushtarak amerikan në Frederick, Maryland.

Bryan tha se gjysmë-jeta e virusit ishte vetem 18 orë kur ekspozohej në temperatura prej 21-24C, në sipërfaqe pa pore dhe me lagështirë prej 20 përqind.

Jetëgjatësia përgjysmohej kur lagështira arrinte në 80 përqind. Kur në të shtoheshin dhe rrezet e diellit, jeta e virusit ishte vetëm dy minuta. Kur virusi qëndronte në ajër, jeta e tij nën dritën e diellit ishte vetëm 1 minutë e gjysmë, sipas të dhënave. Dokumenti nuk është publikuar për shqyrtim dhe kjo ndalon dhënien e vlerësimit për metodologjnë e matjeve./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME