Categories Lajme

Sufllaqe, qofte e pica… Të rinjtë shqiptarë s’dinë të gatuajnë

Shqiptarët zgjedhin çdo ditë e më shumë të ushqehen jashtë shtëpisë, duke shënuar sipas INSTAT, një rritje prej 11.8% në shpenzimet për “restorante dhe hotele”, krahasuar me vitin e kaluar.
“Drekën dhe darkën e hamë jashtë, sepse përtojmë të gatuajmë. Në Tiranë është shumë e shpejtë jeta. Veç nesh që jemi edhe studentë, edhe punojmë, ka edhe të tjerë që bëjnë dy punë, dhe pavarësisht se duan të gatuajnë, nuk munden, prej kohës”, shprehet një student.

Shkodranët kryesojnë si klientë të përhershëm të restoranteve, pasuar nga beratasit, fierakët, lezhianët, tregojnë të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve. Tirana mban vendin e pestë, ndërkohë që shpenzimet më të ulëta i ka Kukësi dhe afër tij vjen Gjirokastra.

Megjithatë, ka ende shumë të tjerë që zgjedhin të marrin ushqimin me vete. Eriku punon në Call center dhe tregon se përgatitja e ushqimit për në punë të kursen goxha para.

“Është më e shëndetshme në radhë të parë të hash diçka që e përgatit vetë; por edhe për shkak të cmimeve po të ushqehesh ditë për ditë jashtë nuk të del. Sanduicin e kam përgatitur vetë, dhe ditë për ditë përgatis diçka ndryshe”, u shpreh Erik Haxhiaj./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME