Categories Lajme

“Surpriza”/ Ilir Meta rikonfirmohet në krye të PL me 719 vota pro dhe 3 kundër. Kandidoi me vetëveten

Ilir Meta është rikonfirmuar në krye të Partisë së Lirisë, pas votimeve të zhvilluara gjatë ditës së sotme.

Teksa ka kandiduar pa asnje rival perballe, pra me veteveten, Meta ka marrë 719 vota nga delegatët të cilët morën pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë.

Gjithashtu partia e Lirisë zgjodhi dhe strukturat drejtuese të partisë.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PL, Silva Caka, ndër të tjera deklaroi se në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë, nga të cilët 719 votuan pro Metës dhe 3 delegatë votuan kundër.

“Votimet për Kryetarin e Partisë së Lirisë dhe anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, u hapën në orën 12:55 dhe u mbyllën në orën 18:15. Votimet u kryen në përputhje të plotë me normat e Statutit dhe me vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë. Gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati më i fundit. Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë ka përfunduar edhe verifikimin e respektimit të barazisë gjinore dhe përfaqësimit të të rinjve, sipas proporcioneve të parashikuara në Statut.

Në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë.

Në votimin për Kryetarin e Partisë së Lirisë, morën pjesë 722 delegatë, nga të cilët 719 votuan pro kandidatit për Kryetar të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe 3 delegatë votuan kundër.

Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Kryetarit të Partisë, Z. Ilir Metaj.
Në votimin për anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, morën pjesë 722 delegatë dhe pas verifikimit dhe llogaritjes së rezultateve, në përputhje me vendimin e Konventës, u zgjodhën 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, numër të cilit i shtohen edhe 5 anëtarë, të cilët janë pa votim (ex-officio), ku përfshihen 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

‘E vranë e vranë, ku ishe ti…’/ Momenti prekës, bashkëjetuesja qan në vendin ku u vra 58 vjeçari!

Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një 58-vjeçar është ekzekutuar me tre plumba në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri” pranë banesës së tij

Një 58-vjeçar është ekzekutuar me tre plumba në Vlorë. Sipas policisë, 58-vjeçari Renato Hoxhaj është gjetur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Autobusi është bërë përshesh”, trajneri i Skënderbeut flet pas aksidentit

Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Papa Françesku u varros në Santa Maria Maggiore/ Besnikë, njerëz të thjeshtë dhe liderë botërorë…

Mbi 400,000 njerëz ndoqën funeralin e Papës Françeskut në Romë, në sheshin Shën Pjetri dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në Korçë, ja dyshimet

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr 9…

LEXO ME SHUME