Categories Lajme

“Ta sjellin kokainën më shpejt se picën”/ Daily Mail: “Narcosi” shqiptar që po mbyt Britaninë me drogën latine

“Bandat gjakatare shqiptare të drogës që dërgojnë kokainën në qytetet britanike më shpejt se shpërndarësit e picave”. Kështu e titullon dokumentarin e saj media Daily Mail, që raporton mënyrën se si mafiozët shqiptarë kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës nga Amerika Latinë për në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tabloidit, Sipas kësaj medie, në Ekuador jetojnë rreth 4 mijë shqiptarë.

Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar shkon deri në 2 miliardë paund me gati 1 milion përdorues, ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me kokainën është rritur 7-fish në vetëm një dekadë. Hetimet e Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë treguar se grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët po kontrollojnë tregun e kokainës në pjesën më të madhe të Britanisë, me përjashtim të Merseyside, ku vendasit janë ende në krye, raporton Daily Mail.

Tani, këta baronë droge kanë marrë kontrollin e shpërndarjes së drogës nga Ekuadori, aty ku janë përfshirë në një betejë të përgjakshme me kartelet lokale. Aktualisht, shqiptarët kanë marrë nën kontroll zonën bregdetare në Brighton and Hove, aty ku futet kokaina në Britani.  Një figurë misterioze e krimit nga Shqipëria, të cilit i janë bërë të ditura vetëm iniciale, thuhet se është në krye të një rrjeti trafikantësh droge që furnizojnë me kokainë shtresën e mesme dhe studentët në Britani.
Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord pas rikthimit të normalitetit nga pandemia.“Kokaina nga Ekuadori në Mbretërinë e Bashkuar futet me anë të kontejnerëve të cilët zakonisht zbarkojnë në portet e Roterdamit ose Antëerp, ku ka pasur edhe aty një rritje të madhe të krimit të lidhur me bandat e drogës”, shkruan ndër të tjera Daily Mail

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME