Categories Lajme

Takimi i radhës në Kudhës, sërish pas kërkesës së banorëve të nderuar të këtij fshati të mrekullueshëm

Në Kudhës, sërish pas kërkesës së banorëve të nderuar të këtij fshati të mrekullueshëm. Sërish pa u lodhur kurrë për të marrë rrugën nga Himara për në fshat, një rrugë që ndërtuam me shumë mund dhe pasion për t’i dhënë gjithçka të meritueshme këtij fshati.

Serish ne Sheshin Qendror te Kudhesit me banoret natyrisht shume te vleresuar per investimet qe kemi realizuar ne kohe duke dedikuar vemendje dhe kohe per te analizuar gjithçka qe ketij fshati t’i kthehet shkelqimi i dikurshem.

T’i kthehen njerezit per te jetuar dhe punuar duke hapur bizneset e tyre ne shtepite pritese, ne bujqesi dhe blegtori, ne te gjitha aspektet per ta bere kete fshat te frekuentueshem me turiste te huaj dhe vendas.

Furnizimi me energji elektrike pa patur kurre nderprerje fale linjes se re qe investuam, Ujesjellesi i ri nje projekt i mbeshtetur nga ana e Qeverise Gjermane.

Shtojme ketu edhe rikualifikimin urban te sheshit, rrugeve te lagjeve dhe shtepive, rruga e re aksesi me Rrugen e Lumit te Vlores.

Pra, gjithçka tjeter ne investime infrastrukture per ta bere Kudhesin te jetueshem dhe te perparuar ekonomikisht, eshte sfida jone! Faleminderit edhe nje here Kudhesi!

Do te rikthehemi serish pas disa ditesh ne kete tour takimesh problemore duke folur drejtperdrejte, sy me sy me çdo banor te ketij fshati te nderuar.

Duke bere ate qe dime te bejme me mire, ndryshe nga kundershtaret tane qe ne keto zgjedhje garojne jo vetem pa logo te organizates nepermjet se ciles kerkojne votat e himarjoteve, por edhe si nje koalicion “non grata”!

Ndaj edhe kane kohe te merren me fushaten tone, me njerezit tane, me problematikat qe ne trajtojme. Sepse kur ke mbaruar pune me veten tende, me guzhinen politike qe gatuan gjithe diten, duke sajuar perralla me “ndeshje te lene ne tavoline”, normalisht qe edhe gjerat qe shkruan dhe sajon kundershtarin kane ne fokus.

PUNE TE MBARE! Kjo edhe pse puna jonë, mbeshtetja juaj, janë shume larg vizionit te Himarës qe perparon!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME