Categories Bota, Lajme

Taksa 100% e ka futur Kosovën në telashe me SHBA’në dhe BE’në

Taksa që u arsyetua nga vendimmarrësit se është përgjigje ndaj fushatës agresive të Serbisë kundër shtetësisë, e ka futur Kosovën në telashe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke i rezistuar kërkesës për ta pezulluar masën, në mënyrë që t’i jepet shans arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Si rëndom, diplomatët ndërkombëtarë i kanë njoftuar pushtetarët me pasojat që i presin, nëse nuk zmbrapsen nga kjo masë.

Haradinaj, i cili kishte premtuar se vendimi do të anulohej vetëm pasi Serbia do ta njohë shtetësinë e Kosovës ka filluar ta ndiejë presionin. Megjithëse nuk tregoi nëse i është refuzuar viza, ai anuloi pjesëmarrjen në Lutjet e Mëngjesit në SHBA, për shkak të zhvillimeve rreth taksës, shkruan Koha Ditore.

Betonimi dhe presioni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as Brukseli nuk shohin ndonjë përfitim të Kosovës nga vendosja e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe. Shteti që synon t’i japë vulë marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e menjëhershëm të vendimit për taksën.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka listuar dy interesat thelbësore në fazën e ardhshme, që duhet të jenë prioritet për Kosovën. Kanë përmendur të ardhmen evropiane dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali \ Shkoi si turist, shqiptari kapet duke trafikuar drogë

Policia e Riminit arrestoi në flagrancë një 27-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Shtetit në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar në Itali për prostitucion dhe vjedhje , arrestohet në Tiranë 43-vjeçari (EMRI)

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Mësohet se…

LEXO ME SHUME