Categories Lajme

Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u betua ditën e sotme te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si Ministër i Brendshëm. Ceremonia e betimit nisi në orën 11:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, e pjesë e saj ishin dhe kolegët e tij, si Ermonela Felaj dhe Lindita Nikolla.

Kuvendi miratoi në seancën e së enjtes dekretin e Presidentit të Republikës, për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Në krye të këtij posti ishte Bledi Çuçi, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit vendosi të shkarkojë nga detyra Çuçin pas ngjarjes në Borizanë të Fushë-Krujës, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan me sende të forta dy kushërinjtë Maja dhe shkak për këtë u bë sherri për guroren.

Pas kësaj ngjarje, kryeministri ka propozuar emrin e Taulant Ballës për  të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME