Categories Lajme

Taulant Balla reagon ndaj mediave kosovare pas kapjes së 46 kg tritol: Po nxitet keqkuptimi dhe mllefi kundër policisë

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Jam i keqardhur për publikimet në mediat e Kosovës lidhur me operacionin e Policisë së Shtetit, ku u kap një sasi prej 46 kg tritol. Operacioni është plotësisht i dokumentuar dhe informoj me këtë rast opinionin publik në Kosovë se, citoj:

“Në datë 4 shkurt 2024, në orën 22.38, Salla Operative e Tiranës i ka dërguar informacion Sallës Operative Kukës se një mjet me targa të Kosovës, nëse konstatohej duhej ndaluar për shkak të një hetimi në ndjekje e sipër. Në ora 00:30, në Pikën e Kontrollit të vendosur në “Rrugën e Kombit”, Policia e Kukësit ka identifikuar mjetin tip “BMW”, ku pasagjer në vendin e parë ndodhej shtetasi kosovar L.P., i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Pas mjetit të parë tip “BMW” me targa të Kosovës, objekt kontrolli, ishte edhe një automjet i dytë tip “Skoda”, i cili nga intervistimi i pasagjerëve, rezultoi se udhëtonin së bashku. Automjetet së bashku me personat u shoqëruan në ambientet e DVP Kukës për verifikime të mëtejshme duke zbatuar procedurat standarde të shoqërimit. Punonjësit e Policisë u kanë bërë me dije arsyet e verifikimit dhe shoqërimit, në bazë të kërkesës nga DVP Tiranë. Theksojmë se drejtuesi i mjetit ka pranuar dhe nuk ka kundërshtuar për asnjë moment punonjësit e policisë.

Shërbimet e DVP Tiranë kanë udhëtuar drejt DVP Kukës menjëherë sa kanë marrë njoftim, dhe kanë marrë shtetasit e shoqëruar dy automjetet e lartpërmendura, duke kryer veprimet administrative sipas procedurës standarde të Policisë Shtetit”.

Për sa i takon pretendimeve të ndonjë prej artistëve të trupës së përfshirë në objektin e operacionit, për keqtrajtim nga ana e Policisë së Shtetit, informoj se AMP ka nisur hetimin lidhur me këtë. Por pretendimi për orët e tepërta mbajtjes në polici të tyre nuk qëndron, përkundrazi Policia e Shtetit ka vepruar shumë më shpejt se sa afati standard i verifikimeve, pikërisht sepse ka pasur parasysh statusin e aktorëve të ndodhur në vendngjarje. Të cilët sidoqoftë nuk mund të liheshin të lirë pa u bërë të gjitha verifikimet. Së fundmi keqardhja mbetet dhe bëhet edhe më e madhe, kur në vend të mirëkuptimit për faktin se ky operacion rezultoi në kapjen e 203 kallëp tritoli, nxitet keqkuptimi dhe mllefi kundër uniformave blu të Republikës së Shqipërisë. Faleminderit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hetimet/ Vrasja e Ilarias, gënjeshtrat e Samson për provimet në universitet!

Ai jo vetëm që nuk kishte një diplomë, por as që ishte afër marrjes së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion dhe drogë! Goditet grupi në Vlorë, katër në pranga

Katër persona janë arrestuar në Vlorë, si pasoj e ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Prill 2025

Dashi Jeta juaj ne çift, ne përgjithësi do jete e mbrojtur nga planetët. Do kaloni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Misteri/ Thirri për ndihmë dhe më pas u zhduk në bjeshkë. Banorë, ushtri e polici rinisin kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur që prej 6 prillit

Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet me luanin që kafshonte një person u bënë virale, policia do të largojë kafshën nga banesa

Një video ku një luan kafshonte në oborrin e shtëpisë një person u bë virale…

LEXO ME SHUME