Categories Lajme

Të harruar në pleqëri! Çifti i moshuar mbijeton në skamje në fshatin Rusan të Delvinës

Shpopullimi ka prekur të gjithë fshatrat e Delvinës ku kanë mbetur kryesisht të moshuar. Disa prej tyre jetojnë në kushte ekstreme dhe të harruar nga institucionet e kujdesit. Dallëndyshe Dino dhe Lufti Neimi u sfiduan në pleqëri. Çifti jeton mes varfërisë e pamundësisë në fshatin Rusan në Delvinë. “Nuk kemi kacidhe.” Disa javë më parë 78-vjeçarja pësoi djegie në gjymtyrë.

Varfëria e tejskajshme i ka kufizuar asaj shërimin. I shoqi Luftiu tregon se në shtëpi nuk kanë as ushqime. Me pensionin e radhës duhet të lajnë borxhet. “Ilaçe dhe borxhe që kemi marrë.”Për ndihmë i janë drejtuar Bashkisë se Delvinës, por sipas tyre dera u është mbyllur në fytyrë. “Nuk duan t’ia dinë fare.”

Fëmijët në emigracion kanë vite pa i parë.Mëshira e fqinjëve është ndihma e vetme për të moshuarit. “Mos të më gjendej ai në dyqan…” Pa shpresa për të nesërmen, mes pleqërisë plotë vuajtje sigurimi i një vakti ushqimor është sfida e çdo dite, për Dalandyshen dhe Luftiun të mbetur të vetëm dhe të braktisur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME