Categories Lajme

“Të kanë gjetur në koshin e plehrave. Ata s’janë prindërit e tu!”, Pranvera kërkon të vërtetën

Pranvera ka rreth 7 vite që kontakton çdo ditë me “Ka Një Mesazh Për Ty” në kërkim të së vërtetës së saj. Në jetën e saj ka një pikëpyetje shumë të madhe për të cilën ajo shpreson të marrë një përgjigje.

Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Pranvera ka ftuar gruan që e ka rritur dhe atë që e ka lindur. Ajo përshkruan fëmijërinë e saj të vështirë dhe momentin e parë të përballjes me prejardhjen e saj të vërtetë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë rrethanash ke marrë vesh që ke qenë e birësuar?

Pranvera: Kam qenë në klasën e parë.

Ardit Gjebrea: 7 vjeç?

Pranvera: 7 vjeç. Ka qenë ora e vizatimit ndërkohë që një shoqe para bankës time kthehet dhe më thotë që “e di që ti s’i ke prindërit e tu vërtetë? Që të kanë gjetur në koshin e plehrave?” Dhe në atë moment jam rebeluar shumë, kam bërë një zhurmë shumë të madhe në klasë. Një zhurmë që në atë moment ka ardhur mësuesja që jam e bindur… nuk e di nëse jeton, do t’i kujtohet episodi. Erdhi dhe tha “ç’është kjo zhurmë këtu në klasë?” Edhe tha “Pranvera po bën zhurmë”. Ajo erdhi për të më goditur në kokë dhe unë në atë kohë kisha gërshërët dhe lapsin në dorë dhe për t’u mbrojtur kisha duart në kokë dhe kur ajo tentoi për të më goditur, iu ngul gërshëra. U bë një problem shumë i madh në atë klasë dhe më pas zbuluan arsyen pse unë isha rebeluar dhe pse ndodhi e gjitha.

Ardit Gjebrea: Ato e dinin?

Pranvera: Të gjithë e dinin.

Ardit Gjebrea: Vetëm ti nuk e dije.

Pranvera: Isha e vogël.

Ardit Gjebrea: Ti  pyete në shtëpi pas këtij episodi?

Pranvera: Po. Shkova në shtëpi duke qarë, gjithmonë shkoja duke qarë në shtëpi. I thosha pse më thonë që unë jam gjendur në kosh dhe ju nuk jeni prindërit e mi?

Ardit Gjebrea: Ty ta thonin edhe të tjerët?

Pranvera: Po.

Ardit Gjebrea: Ah, pas asaj  dite ty ta thoshin non stop këtë gjë.

Pranvera: Kudo. Prindërve të mi iu duhej që të shkonin derë më derë dhe të thoshin që “mos më sepse ajo nuk e kupton” dhe nuk ndalonin./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME