Categories Lajme

Të njoftojmë Policinë dhe ta sqarojmë këtë punë …”/Vrasja në Korçë: Si ndodhi sherri ….

Ekzekutimi me plumb në kokë i 35- vjeçarit Altin Balliu, mbrëmjen e së enjtes në Korçë, dyshohet se ka ndodhur pas sherrit për një makinë të parkuar.

Pak orë pas ngjarjes që ndodhi në Lagjen Nr.10 të qytetit, Policia ka arritur të zbardhë rrethanat, të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin. Altin Balliu nga fshati Slabinjë i Pogradecit mësohet se ka qenë duke hipur në makinë, në momentin që është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Dy dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes ndihmuan oficerët e Krimeve të Policisë së Korçës, që të identifikonin viktimën, autorin, por nga ana tjetër shpjeguan edhe motivin e ngjarjes. Burime nga Policia thanë se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Olger Mustafaj, 34 vjeç, një ish-i dënuar për tentativë vrasje, por i proceduar edhe për krime të tjera.

DESHMITE

Sipas burimeve nga Policia, referuar edhe deklarimeve të dëshmitarëve mbrëmjen e së enjtes, 35-vjeçari Altin Balliu ka qenë në një lokal duke pirë së bashku me 4 shokët e tij. Ata kishin mbërritur aty me makinën e njërit prej shokëve të viktimës dhe kanë qëndruar në lokal për disa.

Automjeti i tyre ishte i parkuar në rrugë dhe kishte zënë pjesërisht hyrjen për te pallati ku banonte autori. I dyshuari Olger Mustafaj ka qenë duke shkuar në banesën e tij para se të niste debati. Të njëjtat burime thanë se Mustafaj ka përplasur me mjetin e tij makinën e parkuar, duke bërë që të dyja automjetet të pësonin dëme të vogla materiale.

Sapo kanë dëgjuar përplasjen e automjetit, viktima dhe 4 shokët e tij kanë dalë nga lokali dhe kanë nisur të debatojnë. Dëshmitarët kanë pohuar se autori i ka sulmuar ata duke u thënë se e kishin parkuar keq automjetin.

“Të njoftojmë Policinë dhe ta sqarojmë këtë punë”, i janë përgjigjur 5 shokët, por në këtë moment konflikti mes palëve është bërë edhe më i ashpër, duke kaluar deri në dhunë fizike.

AUTORI

Pas konfrontimit fizik, autori i dyshuar i ngjarjes ka hyrë në shtëpinë e tij duke marrë një armë zjarri dhe sapo ka dalë nga aty ka nisur të qëllojë ndaj personave, me të cilët ishte konfliktuar. Në këtë moment, viktima ka qenë duke hipur në makinë, kur një plumb e ka goditur në kokë. Menjëherë pas krimit, Olger Mustafaj është larguar dhe tashmë vijon të jetë person i shpallur në kërkim.-Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME