Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për proshim dhe shitje të lënëve narkotike. Burime zyrtare bëjnë me dije se të rinjtë me iniciale A. M., 40 vjeç, banues në Fier, M. K., 46 vjeç, banues në Fier, K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë u arrestuan pas nje operacioni antidrogë të koduar “Zhupani”.
Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës, gjatë të cilit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Droga u gjet e paketuar në një prej bagazheve të dy automjeve që u bllokuan gjatë kontrolleve.
Tre të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës. Ndërkohë Policia e Shtetiti ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të tre të rinjve. Siç shihet dhe në video, efektivët kanë shtrirë të rinjtë në mes të rrugës dhe u kanë vënë prangat. Më pas ata janë shoqëruar për në komisariatin e Fierit.
