Categories Lajme

Temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta i gjithë territori i vendit ku në zonat malore dhe zona të izoluara në ultësirën perëndimore do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë. Orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në të gjithë vendin duke ri-sjellë motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si mëngjes, dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare  dallgëzimi mbi 2 ballë.

Si pasojë e zhvillimi të një qëndre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të Europës me ndikim deri në brendësi të kontinentit do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere në gadishullin Iberik, Europën qëndrore dhe pjesërish në Ballkan. Po ashtu, mbetet me reshje dëbore dhe ngrica situata meteorologjike për vendet Lindore. Ndersa e pjesa tjeter e kontinentit mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Republika e Kosovës; deri në mesditë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. POR orët e pasdites do të zhvillojnë vranësirat në territor, duke bërë që të ketë shira të pakët dhe të izoluar. Ndërsa mbrëmja ri-sjell kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.

Pjesa e parë e ditës në MV do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore. POR në pjesën e dytë të ditës parashikohet shtim gradual i vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në MV.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME