Categories Lajme

Tensionet përpara Kryeministrisë, reagon zv. Drejtori i Policisë së Tiranës

Zëvendës drejtori i DVP Tiranë, Luigj Vathi ka folur për tensionet e krijuara pasditen e sotme në protestën përpara Kryeministrisë.

Në një prononcim për mediat, Vathi thotë se nuk ka qenë urdhër për shpërndarjen e protestës, por vetëm për lirimin e rrugës për automjetetet.

“Unë dua të bëj  një sqarim lidhur me mbarëvajtjen e protestës sot. Në bazë të  njoftimit që kanë bërë organizatorët, DVP Tiranë ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës deri në orën 17:00. Pas një kërkese të dytë nga organizatorët, ne u kemi kthyer përgjigje me shkrim duke i njoftuar për lirimin e rrugës dhe vazhdimin e protestës në trotuar.

Ju garantoj që policia e shtetit nuk e ka shpërndarë protestuesit, por ka bërë thjesht lirimin e rrugës. Protestuesit vazhdojnë protestën në trotuarin përballë kryeministrisë. Kemi liruar rrugën për gjithë qytetarët e Tiranës dhe për mbarëvajtjen e automjeteve. Ju garantoj që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, po pa cenuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tjerë. Ja u kemi kthyer përgjigjen. Nuk diskutojmë ligjshmërinë e protestës, ne kemi bërë thjesht lirimin e rrugës”, tha Vathi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME