Categories Lajme

Tentoi të kryente dy grabitje, filialin e postës dhe një biznes në Shkodër , arrestohet 24-vjeçari

I riu nga Shkodra, i cili një ditë më parë nën kërcënimin e thikës tentoi të kryente dy grabitje, filialin e postës dhe një biznes është arrestuar nga policia.

Në pranga u vu 24-vjeçari, Mikel Mhilli, banues në fshatin Guci e Re, i cili ishte fshehur në tavanin e banesës së tij  për t’ju shmangur Policisë.

Blutë e Shkodrë sqaron se i riu dyshohet se mbrëmjen e djeshme (6 shkurt), në lagjen “Vasil Shanto”, duke kërcënuar me thikë ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare.

Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.

Gjithashtu, pak minuta më pas, dyshohet se ka tentuar sërish, po me kërcënimin e thikës, të vjedhë me dhunë një subjekt market në lagjen “Fahri Ramadani”.

Gjatë largimit, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë tjetër.

Policia gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, si dhe biçikletat e vjedhura.

Njoftimi

Shkodër / Finalizohet operacioni policor “Reagimi”

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt tregtar, Policia identifikon brenda pak orësh dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohen 2 biçikleta të vjedhura dhe disa nga rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së kësaj vepre penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe ndjekjes pa ndërprerje, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, me mbështetjen e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër,  në kuadër të operacionit policor të koduar  “Reagimi”, u identifikua dhe u arrestua shtetasi:

Mikel Mhilli 24 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, i cili ishte fshehur në tavanin e banesës së tij  për t’ju shmangur Policisë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, duke kërcënuar me një mjet prerës (thikë), ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare.

Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.

Gjithashtu, pak minuta më pas, dyshohet se ka tentuar sërish, po me kërcënimin e mjetit prerës (thikë), të vjedhë me dhunë një subjekt market në lagjen “Fahri Ramadani”.

Gjatë largimit, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë tjetër.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, si dhe biçikletat e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë. Një motor është përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore në Shqipëri gjatë janarit

Mbi 20,000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore në Shqipëri, gjatë muajit janar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Publikoi në rrjete sociale të motrën gjysmë zhveshur/ Shtrohen në Psikiatri Genardi dhe Sonida

Genard dhe Sonida Hajdini (vëlla e motër), të njohur ndryshe si dy personazhet më viralë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u aksidentua në Klos në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kur policia digjet në flakë, shteti fshihet pas zyrave

Kur Policia Digjet në Flakë, Shteti Fshihet Pas Zyrave. Duke marrë parasysh situatën e brendshme…

LEXO ME SHUME