Categories Lajme

Tentoi të vidhte postën në Lushnje, policia i prish planin të riut

Një i ri ka tentuar të vjedhë në zyrën postare të fshatit Gorre në Lushnje. Policia bën me dije se 32-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

“Tentoi të vidhte para, në zyrën postare të fshatit Gorre, vihet në pranga 32-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë për një tentativë vjedhjeje në zyrën postare, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti.

Nga veprimet e shpejta operacionale, u arrestua shtetasi S. (A). GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Gorre, Lushnjë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka thyer derën e zyrës postare në këtë fshat, ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë, por nuk ka arritur ta kryejë vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë”, mësohet nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME