Categories Lajme

Tentuan të merrnin peng vëllain e drejtorit të ALUIZNI-t, ja masa për autorët

Gjykata e Elbasanit, ka lënë në burg dy të arrestuarit Bexhet Musmuça dhe të dashurën e këtij të fundit,të cilët u ndaluan  për tentativën e pengmarrjes së Aurel Gunit, vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, dhe njëherësh anëtar i këshillit bashkiak të Elbasanit nga radhët e PDIU-së.

Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici Aurel Guni, se Musmuça kishte tentuar ta merrte peng për llogari të Çapjave, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk kanë ngritur një akuzë për “Heqje të paligjshme të lirisë” ndaj Musmuçës.

Musmuça ka dalë ditën e enjte para gjykatës së Elbasanit duke u përballur vetëm me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” të makinës së Aurel Gunit dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Këtë akuzë policia ia ka ngritur pasi në xhepin e tij gjatë kontrollit fizik janë gjendur dy doza me heroinë.

Të dyja akuzat Musmuça i ka pranuar në gjykatë dhe nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë nga trupi gjykues. Ndërkohë prokurori i çështjes Neritan Hoxha, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues.

Të njëjtën masë sigurimi ka aplikuar gjykata dhe për të dashurën e Bexhet Musmuça, Fjola Cani, e cila është arrestuar për akuzën e “Kanosjes për të mos kallëzuar”, pasi rezultoi se kishte kërcënuar me jetë anëtarë të familjes së Gunit.

Disa ditë më parë policia e Elbasanit përmes një njoftimi të dytë për këtë ngjarje të rëndë tha se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë Bexhet Musmuça 39 vjeç pasi ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin Aurel Gunit.

“Është arrestuar edhe shtetasja Fjona Cani 28 vjeçe, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit Aurel Guni, për të tërhequr kallëzimin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike”.

Aurel Guni gjatë dhënies së denoncimit ka pohuar se Bexhet Musmuça, i ka thënë se ishte urdhëruar ta çonte tek Ardjan Çapja dhe te Ervis Çaushllari.

“Pastaj Bexheti më tha që duhet të më çonte tek Ard Çapja dhe Ervis Çaushllari. ‘Të kërkojnë ata të dy, dhe mua më kanë thënë. Ose na sill Aurelin, ose do të të vrasim çunin. Nuk e di çfarë ke me ta, por unë nuk do rrezikoj çunin tim për ty, prandaj eja me mua dhe mbylle se ndryshe do të vras ty. S’je ti më i rëndësishëm se çuni im’, kështu më tha. I njoh të dy personat, nuk kam asnjë konflikt me ata. Nuk e di për çfarë më kërkonin. Nuk mendoja që Bexheti do të më çonte aty”.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME