Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari në Pogradec në pronësi të Lytfi Alisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Argjendaria” u vunë në pranga dy persona, si autorë të ngjarjes, ndërsa një tjetër u procedua penalisht për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Të arrestuarit janë K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç, të cilët akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

“Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient”, thote policia, e cila thekson se vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Argjendaria”, për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për vjedhje në një argjendari, ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër, i cili kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, në lagjen nr. 5, Pogradec, ku disa persona tentuan të vidhnin një argjendari, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Argjendaria”, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Si rezultat i operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, shtetasit:

K.T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj një 29-vjeçari, për të cilin, për arsye hetimore, nuk mund të bëhen me dije hollësi të mëtejshme.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME