Categories Lajme

Terrorizohet familja në Lezhë/ Policët e armatosur hyjnë me dhunë në banesë gjatë natës

Një familje në Lezhë ka pretenduar se është terrorizuar nga policia. Sipas zonjës së shtëpisë forcat e rendit kanë hyrë me dhune në banesë në orët e para të mëngjesit pa asnjë shpjegim. Autoritetet nuk kanë dhënë deklarata në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa policia e Lezhës ka thënë se nuk ishte pjesë e aksionit dhe nuk mund te komentojë në lidhje me të. Një grua me dy fëmijët e saj të mitur në fshatin Dajç të Lezhës thotë se kanë përjetuar terror në orët e para të mëngjesit të së premtes, pasi banesa e tyre u kontrollua nga policia.

Tre pjesëtarët e familjes Gjinaj thanë se kanë qenë në gjumë dhe kanë dëgjuar zhurmë, e më pas kanë parë efektivët e policisë me maska dhe të armatosuar në oborrin e shtëpisë. Zonja e shtëpisë Kristina Gjinaj tregon se blutë kanë tentuar të hyjnë nga dritaret, duke dëmtuar edhe pronën e tyre.

Pavarësisht frikës, ajo thotë se ka hapur derën duke u përballur me forcën e tyre, por pa i dhënë asnjë shpjegim për situatën e krijuar. Pas largimit të policisë, ajo ka lajmëruar bashkëshortin që ndodhej si punëtor në Mal të Zi, duke i kërkuar që të kthehej për shkak të frikës që kishin përjetuar dhe traumës që kanë pësuar fëmijët e tyre 14 dhe 16 vjeç.

Kristina Gjinaj: Policia e Shtetit, Policia e Shtetit! Më thanë fëmijët o mam te dritarja! U ula, dy ikën lart, dy ikën poshtë. Nuk dhanë asnjë shpjegim, të armatosur dhe me maska.

Kryefamiljari, Artan Gjinaj, është kthyer menjëherë nga Mali i Zi dhe ka kërkuar shpjegime, por që ende nuk i ka marrë. Ai thotë se nuk ka asnjë problem dhe se nuk i di arsyet e këtyre veprimeve që atij i janë thënë se janë të policisë, por ende nuk është sqaruar.

Artan Gjinaj: E kanë mbështetur për dere, kanë hyrë brenda me maska. Kanë kontrolluar dhomat sipër, djalin ma kanë ulur në pllaka.

Policia e Lezhës tha se nuk është në dijeni dhe nuk ishin pjesë e operacionit, por nuk ka saktësuar asgjë për arsyet e këtij kontrolli në banesë, ku brenda saj ndodhej vetëm një grua me dy fëmijët e mitur. Ndërkohë burimet thanë se kanë qenë Forcat Operacionale që kanë ushtruar kontroll në banesë nën dyshimin se aty fshihej një person i akuzuar për vrasje, por zyrtarisht ende nuk ka një sqarim nga asnjë strukturë e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME