Një sherr për arsye banale në një disko ka përfunduar keq për dy vëllezërit shqiptarë. Ata janë arrestuar pasi u përfshinë në një sherr me thika në një diskotekë në Breshia të Italisë.
Njëri prej shqiptarë qëlloi me thikë një djalë 30 vjeçar, i cili u transportua me urgjencë në spital, por pa rrezik për jetën. Ngjarja ka nisur brenda ambienteve të diskos dhe më pas dolën jashtë saj për t’u sqaruar, duke arritur deri në këtë pikë.
