Categories Lajme

“The Sunday Telegraph”: Bandat shqipëtare kanë mbushur Britaninë me kultivimin….

“The Sunday Telegraph” e Londrës, në shkrimin e vet investigativ, raporton se shqiptarët e trafikuar detyrohen të punojnë në shtëpitë ose fermat intensive të kultivitmit artificial të kanabisit, anembanë Britanisë.

Gazeta sjell shembuj të ndryshëm ku njëri prej tyre është një tunel nëntokësor në një minierë të mbyllur, e cila përdorej nga kompania e famshme Heinz, për të kultivuar kërpudha për prodhimin e supës, por që faktikisht ishte shndërruar në fermë nëntokësore e kultivimit të kanabisit në mënyrë artificiale nga grupet kriminale shqiptare.
Grupet e krimit të organizuar përdorin teknika të sofistikuara për kultivimin nëpër magazina dhe shtëpi të marra me qira, duke aplikuar pajisje dhe tenda që pengojnë emetimin e erës së kanabisit dhe nxehtësisë, me qëllim mos-zbulimin e tyre nga survejimi i policisë dhe rrezet me infra të kuqe.

Gazeta “The Sunday Telegraph”, citon zyrtarë anonimë të policisë shqiptare në Tiranë, që flasin për valët e anëtarëve të botës së krimit, të ardhur në Britani në periudha të ndryshme kohore, ku ata të ardhur në vitin 2000, kontrollonin shtëpitë publike të konsideruara si demode për shkak të veseve, ndërkohë që ata pas vitit 2007 nuk kishin vese të tilla si pija, por ishin të uritur për të bërë para, shkruan gazeta.

Nga 2009 e mbrapa u intensifikua kontrolli në tregun e kanabisit dhe kokainës, ku sipas NCA, Agjencisë Britanike të Luftës Kundër Krimit, “bandat shqiptare ushtronin një influencë të madhe brenda radhëve të krimit të organizuar në Britani”.

Nuk ka javë që shqiptarë të rinj në moshë, të ardhur rishtazi në Britani dhe pa dokumente qëndrimi, që kapen nga autoritetet policore nëpër shtëpi të marra me qira, ku ata punojnë si kujdestarë dhe bahçevanë, duke ujitur rrënjët e kanabisit dhe duke u kujdesur për ndriçimin artificial të bimëve, në shkëmbim të shlyerjes së borxhit për trafikimin e tyre ilegal në Britani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME