Categories Lajme

Thirrjet në Bularat për shqiptarët / Me sa vite i dënon Kodi Penal?

Ceremonia mortore për ekstremistin Kostandinos Kacifas sot në Bularat u krye pikërisht ashtu sikundër ishte paramenduar. Një manifestim antishqiptar, me parrulla nacionaliste dhe thirrje që nxisin urrejtjen etnike mes dy vendeve. Pra, organizatorët në këtë rast nuk zhgënjyen aspak. Ajo që na habiti të gjithëve ishte zbythja ulëritëse e strukturave të shtetit shqiptar.

Në fshat nuk kishte prezencë të forcave të policisë, të paktën me uniformë, duke ‘dorëzuar’ totalisht territorin në dorë grupeve ekstremiste greke që e kthyen funeralin në një shesh për të bëritur thirrjet nacionaliste. Por më e rëndë në këtë rast është pafuqia e shtetit shqiptar për të zbatuar ligjin në këtë pjesë të territorit.

Lapsi.al sjell në vëmendje vetëm dy nene të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Sot në Bularat janë konsumuar dy vepra penale: “Thirrja për urrejtje nacionale” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”. Askush nuk mund të mohojë se sot në Dropull s’kishte nxitje të urrejtjes, thirrje nacionaliste dhe shpalosje të simboleve për të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’.

Deri më tani, reagimi i shtetit shqiptar për këtë ngjarje është zero. Policia u zbraps madje edhe duke u lënë terren ekstremistëve të bllokonin rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Gjithçka ndodhte në prezencë të drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Leka./lapsi.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME