Categories Sport

Tirana gati kthesën, zbulohet plani për merkaton e janarit

Tirana ka ravijëzuar planin për merkaton e janarit. Trajneri Ardian Mema ka qenë shumë i qartë para presidentit të bardhebluve. Së pari, kërkon një numër jo shumë të madh të lojtarëve, pasi nuk ka shumë dëshirë të popullojë ekipin me emra të tjerë. E dyta, trajneri kërkon 2-3 lojtarë, të cilët jo vetëm të jenë të paguar mirë, por si qëllim ka të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Ky është synimi i Tiranës dhe i trajnerit Ardian Mema, pra, të gjejë lojtarë të mirë, të mirëpaguar, por që të bëjnë diferencën. Mema i ka parashtruar idenë presidentit, i cili prej ardhjes së tij te Tirana i ka premtuar se do t’ia plotësojë dëshirat Memës.

TAKIMET – Prej dy ditësh drejtuesit e Tiranës janë duke u takuar kokë më kokë për të zhvilluar strategjinë për skuadrën e 2019-ës. Refik Halili dhe Ardian Mema janë takuar si të mërkurën dhe të enjten për të vendosur planin e punës dhe lojtarët që mund të largohen nga ekipi si dhe ata që pritet të afrohen gjatë kësaj merkatoje. Emrat janë të shumtë, aq sa drejtuesve po u ofrohen lojtarë të ndryshëm, duke filluar edhe ata që më parë kanë veshur fanellën bardheblu. Duhet pranuar se veç Hasanit, pjesa tjetër e lojtarëve në merkaton e verës ka qenë dështim më vete dhe kjo është vërejtur edhe nga rezultatet që ka marrë skuadra gjatë dy fazave të para. Aktualisht, shpenzimet e bardhebluve për një pikë kanë qenë mbi 30 milionë lekë të vjetër, shumë për një skuadër, e cila në fillim të sezonit shpresonte për të qenë në garë për titullin kampion.

SELEKSIONIMET – Mema, i pakënaqur nga të rinjtë e vëzhguar

Ardian Mema duket se nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga seleksionimet që ka bërë këto ditë të fundit dhjetori. Burime pranë klubit kanë bërë me dije se trajneri, pasi ka ndjekur nga afër mbi 15 të rinj, nuk është se ka pëlqyer ndonjërin prej tyre. Në shumicën e rasteve ata që bënin diferencë ishin të rinjtë që luajnë tek ekipi i parë si Muçi, Stafa e të tjerë. Mema ka parë me kujdes progresin e tyre për të grumbulluar në ekip ndonjërin, por duhet pranuar se të rinjtë duhet të bëjnë më shumë për të qenë pjesë e ekipit të parë. Vetë trajneri është munduar t’u japë një shans, por me sa duket të rinjtë e skuadrave të vogla nuk ia kanë dalë që ta kapin shansin e dhënë nga trajneri i skuadrës së parë bardheblu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME