Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet 26-vjeçari, u kap me sasi kanabisi me vete

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap me sasi kanabisi me vete. A.H., banues në Tiranë u arrestua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Ndërsa shërbimet e Komisariatit nr. 3 arrestuan G.D., 30 vjeç banues në Tiranë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– S. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. F., me pasojë vetëm dëme materiale;

– Sh. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejttuar automjetin, në gjendje të dehur;

– Z. Gj., 29 vjeç, banues në Babrru, pasi në Bulevardin “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. C., 64 vjeçe, banuese në Valias, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME