Një automjet tip kamion është përmbysur në rrugën ““Ramazan Gaxherri”” në kryeqytet dhe për pasojë ka përplasur tre makina, mes tyre një taksi dhe një automjet tip “BMW”. Shoferi i kamionit ka mbetur i lënduar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara. Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
