Categories Lajme

Topalli ironizon Bashën: Shkoi me çadër në Fier për t’u mbrojtur nga vezët

Ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka ironizuar Lulzim Bashën pas takimit që ky i fundit zhvilloi me demokratët në Fier.

Ajo e cilëson Bashën si një “monument turpi që ruhet nga shteti”, teksa shton se pavarësisht se sot ishte ditë me diell, Basha doli me çadër për t’u mbrojtur nga vezët që mund t’i hidhnin njerëzit e tij. Sipas saj, kryeministri Rama urdhëroi policë nga Fieri dhe Vlora për të ruajur Bashën, ndërkohë që në Shkodër i gjithë Pallati i Sportit thërriste “Basha ik”.

“Ka deshtuar cdo kauze; ka shitur (humbur) cdo zgjedhje; ka perjashtuar cdo kontribut; ka djegur mandate; ka bojkotuar zgjedhje; ka kercenuar per moslejim te zgjedhjeve edhe te tjeret; ka perjashtuar me vendim personal liderin historik te PD; ka vrare voten; nuk ka lejuar debatin; ka manipuluar cdo votim per te kryetar brenda Partie; ka bere marreveshtje finaciare me kundershtarin;; eshte shkarkuar nga anetaresia me 4500 delegate dhe 45 mije anetare; i ka mbyllur deren deputeteve te PD; i shperthen zyren te rinjve; vendos dyer te blinduara ,qe anetaresia te mos hyje ne shtepine e saj; rrah me shkopinj kazmash militantet e force se tij; i hedh gaz me keq se kundershtari ; fut ne seli njerez me maska dhe arme; shton kater vila vetem per vitin elektoral; mban karrigen me policine e Rames… e thote une po sakrifikoj per ju! Ky eshte monument i turpit, qe ruhet nga shteti! Nderkohe ne Shkoder i gjithe pallati i Sportit therret: Basha ik!” – shkruan Topalli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Autizëm politik”/ Rama publikon video-mesazhin, u kërkon ndjesë fëmijëve autikë dhe prindërve të tyre

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video mesazh, për të kërkuar ndjesë për përdorimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

Policia ka arrestuar babain e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, i cili masakroi me thikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira, priten shira gjatë pasdites

Ditën e sotme (23 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 22 Prill 2025

Dashi Do ëndërroni me shume sesa duhet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dom Gjergj Meta: Fëmija i fundit që takoi Papa Françeskun është shqiptar

Fëmija i fundit që ka takuar Papa Françeskun në sheshin e Shën Pjetrit ditën e…

LEXO ME SHUME