Categories Teknologji

Toyota do të vendosë një robot mik në çdo shtëpi

Toyota ka shitur mjaftueshëm makina. Tashmë dëshiron të shesë robotë. E përdorur prej vitesh në fabrikat e montimit të makinave, Toyota beson se nuk do të kalojë shumë kohë kur këta hyjnë edhe në shtëpitë tona. Makineritë janë bërë më inteligjente dekadën e fundit. Përpjekjet për të ndërtuar një robot që mund të kryejë detyra të thjeshta kanë dështuar sepse në fund ka rezultuar me një problem fizik: sa më i fuqishëm aq më i rrezikshëm është një robot. Toyota ka eksperimentuar me robotët që nga 2004 kur prezantoi një humanoid i cili mund të lëvizte gishtat dhe kishte buzë artificiale. Ai mund të shoqëronte një orkestër njerëzore.

Po gjërat kanë ndryshuar. Robotët janë bërë më praktikë si androidi i fundit T-HR3, një avatar që manipulohet në distancë dhe përdoruesit mund të shohin përmes syve të tij. Në 2015-ën prodhuesi i makinave shpenzoi një miliardë dollarë për të hapur Institutin Kërkimor Toyota në Luginën e Silikonit me në fokus inteligjencën artificiale. Vitin e kaluar miratoi një fond prej 100 milion dollarësh për të investuar në startupet që merren me teknologjinë robotike. Në 2011-ën Toyota demonstroi një robot që mund të ngrinte pacientët nga shtrati por ishte testuar vetëm me njerëz të shëndetshëm. Kur mësoi se lëvizje e robotit ishin të rrezikshme për kushtet e disa pacientëve, produkti u hoq nga tregu. Një tjetër produkt, një skuter personal dukej premtues në fillim por u mbajt jashtë rrugëve për shkak të shqetësimeve nga autoritetet rregullatore. Po përtej fabrikave dhe depove, premtimet e pambajtura janë për robotët e shtëpive. Mbi 2.1 miliardë dollarë janë shpenzuar vitin e kaluar për robotët pastrues.

Toyota thotë se nevoja e të moshuarve do ta ndryshojnë situatën. Me popullsinë në plakje të Japonisë në 2050-ën do të duhen dyfishi i punonjësve për tu kujdesur për të moshuarit. Atë vit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 22% e popullsisë së botës do të jetë mbi 60 vjeç. Roboti HSR i Toyota është makineria që prodhuesi i makinave sheh të ardhme.

HSR është një krah robotik me rrota dhe një ekran dhe dy kamera. Peshon sa 5 topa bowling por mund të ngrejë vetëm 1.2 kilogram. I pajisur me softuerin e duhur, ai mund të kryejë gjëra interesante. Gjatë një demonstrimi të robotit, ai arriti të mësonte ku gjenden libra, lapsat dhe gjërat e tjera që i përkisnin pronarit e madje të pastronte dhomën. Toyota nuk tregon se kur roboti do të jetë i disponueshëm. Por analistët thonë se brenda 2-3 viteve të ardhshme do të jetë i gatshëm për spitalet dhe shtëpitë. Për robotë me aftësi të avancuar, do na duhet të presim edhe më tepër. Ideja është të krijohet një robot që është edhe mik njëherazi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME