Kreu i klanit Farruku, Kreshnik Farruku është lënë në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Posaçme ditën e sotme. Fillimisht Kreshnik Farruku u dorëzua më 7 janar në Durrës, ndërkohë që është vënë në pranga gjatë një operacioni me urdhër të SPAK mbrëmjen e të shtunës.
Farruku u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Durrësit, ndërkohë që GJKKO pas arrestimit ka ndryshuar masën e sigurisë.
Klani Farruku
Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme. Kreshniku, drejtuesi i saj, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis.
Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit Farruku në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë.
Kush është Kreshnik Farruku?
Shqiptari u kap në Spanjë dhe njihet edhe me emrat Kreshnik Budlla, Besnik Farruku e Sokol Koçi. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës