Categories Lajme

Trafikuan rreth 400 kg drogë, goditet organizata shqiptare në Itali! Në pranga 5 persona, mes tyre “kokat e grupit”, xhaxha e nip!

Pesë persona, katër me kombësi shqiptare dhe një me kombësi tuniziane, të gjithë të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, janë arrestuar më 19 mars, për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Hetimi ka zbuluar veprimtarinë e grupit kriminal dhe ka çuar në caktimin e masave paraprake të burgut për krimin e shoqërimit me qëllim trafikimin e paligjshëm të narkotikëve, me rrethanë rënduese të disponueshmërisë së armëve. Në total, 19 persona janë nën hetim, përfshirë një korrier italian, rreth 90 vjeç.

Sipas policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda. Gjatë periudhës prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë, 76,5 kilogramë marihuanë dhe 280 kilogramë hashash.

Vlera e këtyre ngarkesave të lëndëve narkotike, sipas vlerësimeve të policisë, mund të arrijë deri në 5 milionë euro.

Sipas mediave italaine, pesë të arrestuarit, mes të cilëve xhaxha e nip me origjinë shqiptare, u identifikuan dhe u arrestuan në qytete të ndryshme të Spanjës dhe Italisë.

Aktiviteti hetimo raportohrt se ishte i gjatë dhe kompleks. Një prej vështirësive kryesore ka qenë përdorimi i komunikimeve të koduara mes anëtarëve të grupit kriminal, të cilët përdornin rrjetin e komunikimit Sky Ecc.

Hetimet janë kryer në periudhën prill-nëntor 2020, por policia nuk kishte mundësi të deshifronte mesazhet e grupeve kriminale. Por në vitin 2021, forcat policore të Belgjikës, Holandës dhe Francës arritën të ‘hakojnë’ sistemin Sky Ecc.

Pas kësaj, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bolonjës mundi të merrte çelësin për deshifrimin e mesazheve dhe të fillonte analizimin e tyre.

Një vështirësi tjetër ka qenë lidhja e informacionit, pasi të vetmit elementë në dispozicion të hetuesve ishin mesazhet, videot dhe fotot që shkëmbenin anëtarët e grupit. Kjo ka kërkuar një analizë të kujdesshme për të rindërtuar identitetet dhe aktivitetet e grupit.

Në fund, hetuesit goditën një rrjet ndërkombëtar trafiku droge që vepronte drejt dhe nga Italia, me qendër në Bolonjë. Drogë, kryesisht kokainë, importohej në Bolonjë nga korrierët që e fsheheshin brenda kamionëve dhe pastaj shitej me pakicë.

Pjesa më e madhe e parave që fitoheshin nga trafiku përfundonin në Shqipëri, ku përdorej për blerjen e drogës me shumicë.

Autoritetet italiane dhe spanjolle arrestuan pesë anëtarë të grupit kriminal, të cilët u dërguan në paraburgim. Përgjatë hetimeve, janë kryer kontrollime në qytetet Modena, Ferrara dhe Frosinone, ku janë sekuestruar 15 mijë euro cash, rreth 9 mm fishekë, dy makina dhe materiale për paketimin e drogës.

Kreu i grupit kriminal u identifikua si një burrë rreth të dyzetave, me origjinë shqiptare, i cili gjatë hetimeve kishte jetuar në provincën e Bolonjës. Ai ishte ai që menaxhonte të gjithë aktivitetin, duke përcaktuar importet, cilësinë e drogës, dhe organizuar korrierët dhe transportimin e parave në Shqipëri.

Pas arratisjes së tij në provincën e Barcelonës, komanda e grupit kaloi në duar të nipit të tij, gjithashtu shqiptar dhe banues në Bolonjë.

Një tjetër person i përfshirë është një burrë shumë i moshuar, gati nëntëdhjetë vjeç, italian dhe pa precedentë penalë. Ky individ përdorej si “subjekt i padyshimtë” për transportimin e drogës.

Ai nuk është arrestuar, por është nën hetim. Dy persona përfunduan në burgun e Bolonjës: nipi i kreut të grupit dhe një tjetër me kombësi tuniziane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ambasada e SHBA publikon njoftimin e rëndësishëm për vizat: Nuk do të lejohen të hyjnë ata që…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë, sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi

Një 17-vjecar mbeti i plagosur dje në Sarandë, ndërsa gjendet në spitalin e Vlorës jashtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes. Autori në kërkim

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

18.3 tonëve fileto pule me salmonelë, Presidenti i Urdhrit Veterinar: Akt kriminal! Të hetohet nga SPAK

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në lidhje me skandalin e 18.3 tonëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës, çifti irlandez gjen mbi 41 mijë Euro pranë supermarketit

Një çift irlandez është gjetur në një situatë të pazakontë në Shqipëri. Policia e Shkodrës…

LEXO ME SHUME