Një adoleshent është mbytur në vendin e quajtur ‘Ura e Zogut’ mbi lumin Mat. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili ishte duke peshkuar, dhe dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht në lum.
Në vendngjarje aktualisht janë shërbimet policore. Nevojitet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.