Categories Sport

Trajneri anglez tregon pse s’ka kuptim të kthehet futbolli tani

Trajneri i Blackburnit, Tony Mowbray, e ka vënë në dyshim arsyeshmërinë e vendimit për t’i rinisur ndeshjet e futbollit gjatë periudhës sa vazhdojnë vendimet për distancim, duke thënë se kjo ide është e pakuptimtë.

Skuadra e Moëbray ishte vetëm tre pikë larg zonës së play-offs në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, kur u vendos të pezulloheshin të gjitha aktivitetet sportive shkaku i përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express. Liga e futbollit anglez ka thënë se mbetet e përkushtuar për ta gjetur një mënyrë për ta përfunduar sezonin 2019/20, mirëpo mbetet ende e paqartë se cila mund të jetë kjo zgjidhje.

Mowbray beson se nuk është e arsyeshme të detyrohen ligat të kthehen në fushën e blertë në këtë pikë, edhe nëse ndeshjet vendoset të luhen prapa dyerve të mbyllura. “Botës po i mungon futbolli, por unë nuk mendoj se ne duhet ta sakrifikojmë shëndetin e stafit, lojtarëve, zyrtarëve, njerëzve që duhet të jenë përreth stadiumeve”, tha Moëbray, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Po flitet për stadiume të zbrazëta, kush do t’i kthejë topat? Këto janë gjëra të vogla, por duhet të mendohet për gjithçka. Unë nuk mund ta shoh një zgjidhje të lehtë për rinisje. Nuk jam i sigurt se çfarë zgjidhje mund të gjendet”. “Si do të shkojmë për kornere dhe të sfidojmë për goditjet me kokë dhe si do të bëjmë ndërhyrje… futbolli është sport fizik dhe nuk ka kuptim të bëhet gjatë distancimit social”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME