Categories Lajme

“Travel off Path”: Shqipëria, parajsa mesdhetare. Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse

Mesdheu është i mbushur me brigje me ujëra blu dhe vendpushime të qeta – që përqafojnë stilin e jetës si nomad, por jo të gjitha mund të kurorëzohen si më të mirat ne Evropë, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”.

Ekspertët veçojnë Shqipërinë, një vend i vogël që ka regjistruar një fluks të numrit të nomadëve digjitalë – që nga lëshimi i vizave jozyrtare në vitin 2022 – ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të jetojnë në kryeqytet, Tiranë, mes qyteteve të tjera bregdetare.

Vlora është një nga qytetet më mahnitëse në Shqipëri.

Ku ndodhet Vlora?

Vlora është qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë, i vendosur përgjatë brigjeve të pacenuara me pamje nga Gjiri i Vlorës – dhe i shtrirë në një vijë të drejtë me qytetin turistik, Leçe – aktualisht “arratisja” më në trend e Italisë.

Qyteti bregdetar – së shpejti pritet të kthehet në pikën turistike më të vizituar të Shqipërisë nga turistët e huaj – pasi vendi vazhdon të tërheqë vëmendjen, kryesisht falë zbulimit të më shumë xhevahireve të fshehura, si Vlora.

Ky qytet turistik ofron akomodime cilësore për një pushim të qetë, dhe apartamente të cilat mund të rezervohen për 400 dollarë në muaj.

I rrethuar nga nga më shumë ujëra bruz se sa Santa Fe – kryeqyteti i shtetit amerikan të Nju Meksiko – ky qytet i mrekullueshëm ofron peizazhe si në kartolina – ndërsa jeni duke pushuar në një nga shumë plazhet e tij idilike.

Sipas ekspertëve të udhëtimeve tre plazhet më të mira të Vlorës për të vizituar janë:

Plazhi i Gjipesë

Plazhi i Dhërmiut

Plazhi Pulëbardha

Aeroporti i ri i Vlorës hapet në mars 2025

Mbërritja në Vlorë do të jetë shumë më e lehtë në mars 2025, pasi aeroporti i ri të jetë funksional.

Transportuesi kryesor i Shqipërisë, “Air Albania” është në krye të linjave ajrore.

Duke qenë se kompania ajrore “Ryanair” po nis fluturimet për në Dakhla, Sahara Perëndimore nga të gjitha vendet, a nuk mendoni se edhe Vlora do të jetë në radarin e saj?

Për momentin, mënyra më e lehtë për të mbërritur në Vlorë është me autobus nga Tirana.

Për një mundësi më aventureske, mund të fluturoni gjithashtu në Korfuz ose në porte të ndryshme italiane si në Bari, Brindisi dhe Leçe, dhe të merrni një traget.

Shqipëria në tërësi është një përzierje e madhe përvojash kulturore, jetesë e lirë dhe bukuri natyrore të pakufishme. Oh, dhe ushqimi është goxha i nivelit të lartë shumë i krahasueshëm me pjatat më të shquara greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME