Categories Lajme

Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë, një pjesë gjejnë ambiente të tjera: Jemi më mirë këtu

Ndërkohë tregu i madh provizor në hyrje të qytetit vijon të funksionojë, ndërsa janë vendosur masat mbrojtëse dhe dezinfektantë. Tregtarët pranojnë se kushtet e krijuara janë te mira, ndërsa mes tyre ka edhe tregtare qe janë vendos së fundmi, ndërsa më parë ishin pjesë e tregut të orizit. “Këtu janë kushte më të mira dhe ne jemi më të qetë nga klientët. Duhet të ishte dezinfektantë më parë dhe duhet një derë këtu. Policia është këtu që në 5 të mëngjesit, ndërsa ne punojmë deri në një këtu,”-shprehet një tregtare.

“S’kemi çfarë të bëjmë, këta nuk të japin asnjë lëvizje. Kryetari bashkisë bëri takim me 5 vetë që na përfaqësuan por asgjë, asnjë zgjidhje. Na kanë thënë të shkojmë në treg tjetër, por atje koshat vojnë erë e 15 vende janë bosh. Se ku do shkojnë të tjerët e di vetëm kryetari i bashkisë…,”-deklaron një tregtar. “Është ambienti më i pastër këtu se te tregu ku ishim. Atje nuk është ambient për të shitur atje është më mirë këtu jashtë,”-shprehet një tregtare.

“Kryetari i bashkisë na tha se tregu i orizit nuk do të funksionojë më. Na tha që për fruta perime ka vend te sahati dhe në Çole, por nuk do shkojmë atje se nuk është vendi i përshtatshëm. Përfundimisht jemi pa punë,”-deklaroi një tjetër tregtare. Tregtarët në tregun e orizit deklaruan ditën e djeshme se do ta hapnin tregun me çdo kusht, edhe nëse do të duhet të përballeshin me policinë, por siç duket disa prej tyre kanë gjetur zgjidhje të tjera, duke përçarë grupin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME