Mësohet se ka ndërruar jetë Blerina Rrapushi nga Vlora e cila vuante nga një sëmundje e rëndë që e kishte lënë prej katër vitesh në gjendje tejet të vështirë, peshonte 450 kg saqë nuk lëvizte dot as për nevojat personale. Ajo deklaronte pak ditë më parë se ilaçet që kishte përdorur kishin ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së saj duke i shtuar tej mase peshën trupore.
Ne si redaksi u solidarizuam dhe e publikuam rastin e saj me shpresën se shqiptarët do të bëheshin bashkë për ta ndihmuar Blerinën të jetonte, por fakeqësisht ajo s’ia doli dot. Ngushëllime familjarëve!