Categories Lajme, Opinion

Tritan Shehu: Mijëra duke ecur pranë njëri-tjetrit…

Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e ka përcjellë me shqetësim pamjen e sotme të transmetuara në media të parkut të liqenit në Tiranë, ku qytetarët ‘ngjesheshin’ mes tyre për shkak të pranisë së qindra personave. Ne interviste per tv ora, Shehu u shpreh se pamjet e sotme ishin te rrezikshme.

Ai shtoi se ditën e sotme qytetarët janë dendur me mijëra në rrugë në hapësira të vogla. Tritan Shehu: Ka një amulli në strategji, masat janë kontraverse dhe kemi një amatorizëm nga kjo qeveri. Amatorizmi shprehet me mungesën e testimeve. Shprehet edhe me vendimet absurde ku njerëzit duhet të shkonin vetëm për një orë në dyqane, ku mblidheshin në hapësira të ngushta.

Virusi goditet fort përmes diellit. Pamjet e sotme ishin të rrezikshme. Mijëra qytetarët duke ecur pranë njëri-tjetrit. Ndërsa lëvizja e njerëzve në det, në mal apo në parqe, bën që densiteti të jetë shumë më i ulët.  Realisht shoh një politikë të kundër me atë që duhet bërë nga kjo qeveria. Masat e hapjes së kujdesshme, janë shndërruar në masa që i dyndin qytetarët në rrugë në hapësira të vogla. Nuk ka asnjë orientim dhe asnjë hap konkret për vënien e maskave që janë të detyrueshme për vendosjen e tyre në hapësirat publike.

Në Itali është 600 lekë të vjetra për një maskë dhe i ndihmon qytetarët që të pajisjen me to.  Kam përshtypjen se kjo mungesë strategjia dhe masash të kundërta me atë që duhet bërë, do të sjellin një rrezik për jetën e qytetarëve shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME