Categories Lajme

Trump thyen çdo rekord, shërohet brenda dhjetë ditëve

Presidenti i SHBA Donald Trump ka rezultuar negativ për COVID-19 dhe ai nuk paraqet më rrezik për ta transmetuar virusin, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë të hënën, 10 ditë pasi Trump njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi. Në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë vetëm disa orë para se zoti Trump të rifillonte tubimet e fushatës, Dr. Sean Conley tha se presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW.

Dr. Conley tha se testet negative dhe të dhëna të tjera klinike dhe laboratorike “tregojnë një mungesë të replikimit viral të dallueshëm”. Ekipi mjekësor i zotit Trump kishte arritur në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “presidenti nuk është infektues për të tjerët”, tha Dr. Conley.

Presidenti Trump po i rikthehet fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridës, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për COVID-19. Kritikët fajësojnë Presidentin Trump se nuk ka inkurajuar mbështetësit në aktivitetet e fushatës, dhe madje as stafin e Shtëpisë së Bardhë, që të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i përmbahen udhëzimeve të distancimit fizik. Të paktën 11 ndihmës të afërt të zotit Trump kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME