Categories Lajme

“Tullumbacet e azotit, efekt anestezik”, zv/ministrja: Nuk del nga spitalet

Protoksidi i azotit, që po përdoret gjerësisht nga të rinjtë dhe adoleshentët përmes tullumbaceve, nuk klasifikohet tek barnat narkotike të ndaluara, çka duket se e bën të vështirë kontrollin nga ana e autoriteteve. Ky diskutim u soll në Komisionin e Ligjeve si shqetësim përpara zv/ministres së shëndetësisë Entela Ramosaçaj, e cila deklaroi se ky medikament përdoret në spitale si anestezik, por dha garancinë se lënda nuk rrjedh nga spitalet. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi kërkoi që Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë masa konkrete për parandalimin e këtij fenomeni.

Sipas saj, projektligji i vënë në tryezën e kuvendit ka për qëllim vetëm ndryshimet për kanabisin mjekësor, por jo reflektimin e kësaj problematike. Veç spitaleve, kjo lëndë e rrezikshme për shëndetin e adoleshentëve përdoret edhe në industrinë e ushqimit dhe asaj të makinave, duke hapur dy pista të reja kontrolli se lënda mund të rrjedhë në mënyrë të paligjshme edhe prej këtyre dy sektorëve.

Komisioni i ligjeve miratoi këtë të martë ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” për të përditësuar tabelën e medikamenteve, çka do të thotë se kanabisi mjekësor do të njihet si i tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME