Categories Bota

Turqi, Pezullohen programet televizive kritikuese ndaj Erdoganit

Autoriteti transmetues i Turqisë, RTUK, pezulloi dy programe televizive kritike ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan, raportoi e përditshmja turke “Hurriyet”. Transmetuesi kritik i qeverisë ”Halk TV” pezulloi pesë here një shfaqje, ndërsa një program lajmesh në televizionin Fox TV nuk do të transmetojë për tre ditë, citoi ”Hurriyet” duke përmendur vendimin e RTUK. Të dy këta transmetues u gjobitën.

Fatih Portakal, prezantues i Fox TV kritikoi presionin ndaj opozitës duke argumentuar se njerëzit nuk guxojnë të protestojnë paqësisht as për rritjen e çmimit të gazit. “Njihni kufijtë tuaj, besoj se gjykata do t’u japë këtyre njerëzve një mësim”, kërcënoi Erdogan.
Dy aktorë të shquar të komedisë, Metin Akpinar dhe Mujdat Gezen, u shfaqën në një emision në ”Halk TV” më 21 dhjetor, duke kritikuar atë që ata e quajtën mungesa e demokracisë në Turqi. Në Turqi, shumë gazetarë janë burgosur dhe dhjetëra media janë mbyllur që nga një përpjekje e dështuar e grushtit të shtetit nga një fraksion i ushtrisë në vitin 2016.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME