Categories Lajme

U arrestua në Brazil, Ervin Mata prej 2 vitesh nën ‘lupën’ e autoriteteve shqiptare! I monitoruan lëvizjet në Amerikën Latine

Prej më shumë se dy vitesh, autoritetet shqiptare kishin vënë nën monitorim lëvizjet e Ervin Matës në disa vende të Amerikës Latine. Në çastin e arrestimit nga policia braziliane, atij iu sekuestruan disa dokumente të falsifikuara. Sipas burimeve, Mata mbante një pasaportë bullgare false, e cila kishte skaduar në vitin 2024.

Po ashtu, iu gjet edhe një kartë identiteti bullgare, e vlefshme deri në vitin 2029, gjithashtu e falsifikuar. Ndërkohë, ai posedonte edhe një kartë identiteti të Paraguajit, ku si vendlindje figuronte Mbretëria e Bashkuar. Ky dokument dyshohet se përdorej kryesisht për lëvizjet e tij në disa shtete të Amerikës Latine. Mata është arrestuar me disa persona të tjerë.

Mata dyshohet se kishte krijuar bazë lëvizjeje mes Paraguajit dhe Brazilit. Burime bëjnë me dije se Mata shoqërohej me persona nga grupe kriminale paraguajane, çka ka ngritur dyshime për lidhje të forta me rrjete të trafikut atje. Sipas të dhënave, ka shumë mundësi që ai të ketë jetuar për një periudhë në Paraguaj, ose të paktën të ketë lëvizur vazhdimisht mes dy vendeve, pasi rezultojnë hyrje-dalje të shumta. Në bazë të fotografisë së dërguar nga autoritetet braziliane, Interpol konfirmoi identitetin e tij, duke zbuluar se kishte hyrë në Brazil, ku më pas edhe u arrestua. Hetuesit dyshojnë se Mata shoqërohej gjithashtu me shtetas shqiptarë, të cilët i mbante pranë për aktivitete kriminale.

Në vitin 2023 Mata u shpall në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit kriminal prej 11 personash, mes tyre djali i Erzen Breçanit. Ky grup kriminal dyshohet për trafikimin e kilogramëve me kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.  Ai akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, episod i ndodhur në fund të shtatorit të 2020-ës.

Tre vite më parë, GJKKO caktoi ndaj Ervin Matës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri. Grupi kriminal ku ai bënte pjesë, dyshohet edhe për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Shqipërisë si dhe raste të pastrimit të parave.

Mata është i njohur për drejtësinë edhe pas përplasjes me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Asokohe, pati një sherr mes anëtarëve të dy grupeve rivale, konflikt që përfundoi me vrasjen e Fabian Gaxhës.

Njoftimi i arrestimit të Ervin Matës

Policia e Shtetit/Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve Kokainë, arrestohet në Brazil, 39-vjeçari.

39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.

Si rezultat i shkëmbimit dhe koordinimit të informacioneve, në kohë reale, ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Brasilias, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u kap në Brazil, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 39 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2023, gjatë një procedimi të regjistruar nga SPAK, janë kryer hetime, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.

Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri.

Në kuadër të këtij procedimi, shtetasi E. M. dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtoret e tij, për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike Kokainë, më datë 29.09.2020.

39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, dhe kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Brasilia, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit E. M., në Shqipëri.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME