Categories Lajme

U emërua drejtor i RTSH, Alfred Pezës i kërkohet të ndalojë shkarkimet “arbitrare” nga televizioni

Sindikatat e medias në Shqipëri dhe në Evropë po kritikojnë valën e shkarkimeve në televizionin publik shqiptar, RTSH, që nisi pas emërimit të Alfred Pezës si drejtor i ri, nga socialistët në pushtet, një muaj më parë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënoi të mërkurën shkarkimet e fundit në televizionin publik RTSH, duke thënë se ato kontribuojnë në përkeqësimin e lirisë së medias në vend.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vendime të tilla ekstreme i konsideron arbitrare dhe përbëjnë një klimë tensioni, presioni dhe ndëshkimesh ndaj gazetarëve, aq më tepër në kushtet kur në këtë institucion nuk ekzistojnë përfaqësime sindikale dhe struktura dialoguese mes administratorëve dhe entiteteve profesionale apo punonjësve që largohen,” thuhet në deklaratë.

Alfred Peza, një ish-zyrtar dhe ish-deputet i Partisë Socialiste në pushtet, u zgjodh drejtor i ri i RTSH në qershor, duke shkaktuar shqetësim për pavarësinë e tij politike.

BIRN kontaktoi Pezën për një koment në lidhje me kritikat, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit, përtej këshillimit që të kontaktonim me institucionin.

Unioni tha se kishte mësuar se 10 gazetarë të shkarkuar, operatorë dhe anëtarë të redaksive të programacionit dhe Radio Tiranës kanë nisur procedurat e ankimimit në gjykata për shkarkimin e tyre.

“Gazetarët na informojnë se një komision i ngritur pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të RTSH-së realizon një seancë dëgjimi formale të punonjësve në largim,”, tha unioni.

Unioni i bëri thirrje kreut të ri të RTSH-së që të rishikojë shkarkimet dhe i kërkoi OSBE-së të monitorojë situatën.

Ricardo Gutierrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, EFJ, tha gjithashtu se ata ishin “të alarmuar” për shkarkimet “arbitrare”.

“Jemi të alarmuar nga vala e shkarkimeve arbitrare të urdhëruara nga drejtori i ri i televizionit publik shqiptar #RTSH, zoti Peza”, shkroi Gutierrez në Twitter.

Blerjana Bino, nga Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, tha për BIRN se “për këto shqetësime kërkohet një përgjigje dhe reagim publik nga drejtori dhe nga RTSH-ja si institucion”.

“Kërkohet transparencë dhe zbatim i qartë i Kodit të Punës së bashku me mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së gazetarëve,” shtoi ajo.

Organizatat mediatike ndërkombëtare dhe vendase kanë shprehur rregullisht shqetësime për klimën mediatike në Shqipëri.

Në vitin 2022, Shqipëria ra me 20 vende në indeksin e lirisë së shtypit të përpiluar nga Reporterët pa Kufij, duke u renditur nga vendi i 83-të në vendin e 103-të.

Reporterët pa Kufij thanë se gazetarët në Shqipëri janë në shënjestër të grupeve të krimit të organizuar, madje edhe nga dhuna policore dhe se shteti nuk po arrin t’i mbrojë ata, ndërsa mediat private janë në pronësi të biznesmenëve që kanë lidhje me politikanë./BIRN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME