Categories Lajme

U godit nga pllaka e betonit që ra nga vinçi, humb jetën 54-vjeçari shqiptar në Itali

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është shtypur nga një pllakë betoni, e cila ra nga vinçi.

La Repubblica në Itali raportojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin me iniciale E.M., ndërsa incidenti ndodhi pasditen e djeshme (17 shkurt) në Frascineto, në zonën e Kozencës.

Burri, sipas raporteve të shtypit lokal, ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur pllaka e transportuar nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt.

Edhe pse ndihma e mjekëve ka qenë e menjëhershme, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Ndërkohë policia dhe prokuroria e zonës po punojnë për të zbardhur rrethanat e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME