Categories Lajme

U godit para 6 ditësh, mbrëmë i dogjën makinën. Kush është biznesmeni shkodran

Foto ilustruese

Mbrëmjen e kaluar është përfshirë nga flakët makina e shtetasit Ergyst Kullolli, një biznesmen i njohur nga Shkodra ku pamjet e mëposhtme tregojnë se si asaj i hidhet benzinë e më pas i vihet flaka nga një person që mban në kokë një kapuç për të mos u identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:34 të mëgjesit kur mjeti është dejgur nga një person i paidentifikuar ende nga policia.

Mjeti i tij që ndodhej i parkuar përpara dyqanit që ka tek Rruga e Gjanë është djegur me benzinë.

Pamjet e momentit të djegies së mjetit në fjalë tregojnë një person që afrohet qetësisht tek makina tip Passat me targë AA 628 BF dhe e lyen me lëndë djegëse. Pasi sigurohet se në rrugë nuk ka lëvizje menjëherë i vë flakën mjetit dhe largohet me shpejtësi. Ky moment është fiksuar nga dy kamera të sigurisë të subjekteve të cilat i kemi siguruar.

Ky nuk është rasti i vetëm ku ndaj biznesmenit ushtrohet dhunë apo kërcënohet pasi vetëm 6 ditë më parë teksa po shkonte në shtëpi, është goditur pas koke nga persona të paidentifikuar  duke rënë pa ndjenja në tokë.

Dyshimet e Kullollit dhe familjes së tij janë se këto sulme mund të bëhen për shkak të konkurencës sepse ata nuk kanë asnjë konflikt.

Shkodra News Shkruan:

Kjo është një makinë e djegur një natë më parë tek vendi i quajtur Rruga e Gjanë në Shkodër. Mjeti në fjalë është në pronësi të shtetasit Ergyst Kullolli, një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës bashkë me familjen e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:34 të mëngjesit kur mjeti është djegur nga një person i paidentifikuar ende nga policia. Kjo nuk është ngjarja e parë për biznesmenin Kullolli sepse para 6 ditësh teksa po shkonte në shtëpi në orët e mbrëmjes është goditur pas koke nga një person i paidentifikuar dhe ka rënë në tokë pa ndjenja.

Biznesmeni mban mend vetëm disa hapa dhe asgjë më shumë sepse menjëherë ka humur vetëdijen. Pasi është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ka marrë mjekim ndërsa ka disa shqetësime në duar dhe kokë si shkak i goditjes. Pas 6 ditësh biznesmeni Kullolli përballet me një tjetër ngjarje të rëndë. Kësaj here mjeti i tij që ndodhej i parkuar përpara dyqanit që ka tek Rruga e Gjanë është djegur me benzinë. Kemi arritur që të sigurojë edhe pamjet e momentit të djegies së mjetit në fjalë. Një person afrohet qetësisht tek makina tip Passat me targë AA 628 BF dhe e lyen me lëndë djegëse. Pasi sigurohet se në rrugë nuk ka lëvizje menjëherë i vë flakën mjetit dhe largohet me shpejtësi. Ky moment është fiksuar nga dy kamera të sigurisë të subjekteve të cilat i kemi siguruar….

Ergyst Kullolli dhe familja e tij kanë një pikë lëndë ndërtimi tek Rruga e Gjanë ndërsa posedojnë edhe një hotel të tyrin në plazhin e Velipojës. Asnjëherë më parë nuk kanë patur probleme apo konflikte ndaj janë të shtangur nga këto ngjarje të njëpasnjëshme, fillimisht duke e goditur pas koke dhe 6 ditë më pas duke i djegur makinën.

Biznesmeni shkodran ka deklaruar se atij tashmë i rrezikohet jeta pas këtyre dy ngjarjeve radhazi ndërsa ka kërkuar një angazhim shumë më të madh të forcave të policisë për të zbardhur këto sulme ndaj tij që i rrezikojnë jetën. Dyshimet e para të familjes Kullolli edhe pse nuk kanë asnjë konflikt janë për shkak të konkurencës për bizneset që kanë.

Policia ende nuk ka zbardhur asnjërën prej këtyre dy ngjarjeve. Pak ditë më parë u djeg makina e Arta Shirokës, menaxhere në një Call Center. Mjeti i saj është vjedhur në hyrje të qytetit gjatë natës dhe është djegur në lagjen Rus, tek vendi i quajtur tek Vaj Guri. Fillimisht u tha se është defekt teknik por pas ekspertizës nga zjarrëfikëset u vërtetua se ai mjet është djegur me lëndë djegëse. Ngjarjet kriminale në Shkodër vazhdojnë të jenë të pranishme duke rrezikuar jetën e qytetarëve si në këto raste të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME