Categories Lajme

U kapën në çatinë e mbjellë me 600 rrënjë kanabis, dënohen dy shqiptarët në Angli (Emrat)

Dy shqiptarë janë dënuar në Angli, pasi u gjetën të fshehur në çatinë e një banesë që e kishin kthyer në “shtëpi bari”.

Sipas policisë vendase, oficerëve iu desh të kalonin me forcë përmes tre dyerve kur mbërritën në ambientet në rrugën Edwin, Daybrook, në orën 12:20 më 27 shkurt 2024 për të kryer një kontroll.

Gjithsej rreth 600 bimë kanabis u zbuluan të kultivuara në katër dhoma brenda magazinës.

Efektivët kanë pikasur në çati Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj. Dyshja u hodhën nga ndërtesa dhe vrapuan në rrugën Edwin, por u ndaluan nga policia. Përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një zonë të vogël banimi.

Dy shqiptarët u burgosën secili me 14 muaj burg kur u paraqitën në Gjykatën e Nottingham Croën të ​​enjten (28 mars). Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.

Detektivi Rreshter Toni Smithurst, i Policisë së Nottinghamshire, ka falenderuar fqinjët që kanë raportuar rastin, teksa u ka bërë thirrje banorëve që të raportojnë për çdo rast të dyshuar për aktivitet të paligjshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën taksisti shqiptar, ja sa alkool kishte konsumuar e reja greke

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të taksistit shqiptar, Gentian Kamberi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 18 Mars 2025

Dashi Do ketë shume turbullira sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident me vdekje: Makina përplaset me motorin, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pse më shikon ashtu”/ sherri mes të miturve në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 51-vjeçari në Maminas, do të ekstradohet në Itali!

Një 51-vjeçar i dënuar  me 4 vjet e 5 muaj dhe 21 ditë burgim nga…

LEXO ME SHUME