Categories Lajme

U qëllua me çifte nga i afërmi, ky është i riu që humbi jetën në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë të Dibrës.

Një 34-vjeçar i identifikuar si Flamur Kamberi, ka vrarë me çifte kushëririn e tij Vasil Kamberi, teksa ndodheshin në pyll (paraprakisht dyshohet për aksidentale, por dinamika është ende nën investigim policor), për gjueti.

Policia vendore e konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 12:00, në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Vasil Kamberi më herët ka mbajtur emrin Deli, por e ka ndërruar në Vasil.

“U njoftuam se është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, (Vasil Kamberi) i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital”, thotë policia.
Gazetari i Report TV, Mahir Jangulli, informon se nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi, 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, theksohet në njoftim, teksa i dyshuari po jep shpjegime për rrethanat, nëse është e qëllimtë apo aksidentale gjatë gjuetisë në pyll.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME