Categories Lajme

U raportua i “zhdu kur” për 3 muaj, rishfaqet për herë të parë themeluesi i Alibaba

Në një kohë kur të gjithë ishin të shqetësuar lidhur me fatin e tij, bosi i Alibabës, Jack Ma, ka bërë daljen e tij të parë publike, ndërkohë që perandoria e tij e teknologjisë vazhdon të përballet me sfida nga rregullatorët kinezë. Sipas mediave të huaja, bashkëthemeluesi miliarder i Alibaba u rishfaq të mërkurën në një video të publikuar në internet nga Tianmu Neës, një filial i gazetës zyrtare të qeverisë Zhejiang.

Provinca Zhejiang është shtëpia e Hangzhou, qyteti ku është vendosur Alibaba. Ai nuk ishte shfaqur në publik dhe as nuk kishte postuar në media sociale që nga fundi i tetorit, pak më shumë se një javë para se filiali financiar i Alibaba, Ant Group, të planifikohej të renditej në bursat e Shangait dhe Hong Kongut.

Në video, për të cilën Tianmu News thotë se u realizua të mërkurën në mëngjes, Ma shfaqet duke folur me dhjetëra mësues në Kinën rurale për një ceremoni çmimi që përkon me festën kineze, Festivalin Laba. Ma, një ish-mësues anglishteje, e ka bërë arsimin një përparësi kryesore për fondacionin e tij dhe ai ka rritur përpjekjet e tij filantropike vitet e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME