NGA *INVA HASANALIAJ
Në Shqipëri ndodhen disa nga zonat me ajrin më të ndotur në Europë, deri në katër fish më shumë sesa e lejon kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo rezulton nga një studim i bërë në të gjithë kontinentin (me përjashtim të Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi) nga e përditshmja prestigjoze Britanike, The Guardian.
Nga ana tjetër ulja e ndotjes së ajrit ka qenë një nga premtimet kryesore të qeverisë aktuale që prej marrjes së mandatit të parë n vitin 2023.
“Cilësia e ajritështënjë element themelorpërshëndetinpublik. Mjaft zona të vendit rezultojnë me nivel ndotjeje më të lartë se normat e lejuara evropiane. Qeveria do të synojë uljen me 30% të nivelit të ndotjes në zonat urbane nëpërmjet:
- Shtimit të sipërfaqeve të gjelbra në zonat urbane;
- Kontrollit të emetimit të pluhurit në zonat urbane, duke aplikuar teknologji të reja monitorimi;
- Përdorimittëkarburantevekonformkriterevetë BE;
- Zbatimittëstandardevetërreptanëaktivitetetekonomikeqëndotinajrin.”-shkruhetnëProgramin e qeverisë 2013-2017.
Foto nr1: Pjesë nga programi i Qeverisë 2013- 2017
Çfarë thonë institucionet?
Kanë kaluar 10 vite që prej publikimit të këtij programi dhe nga të dhënat e grumbulluara nga disa prej institucioneve përgjegjëse na rezulton se ndotja jo vetëm që nuk është ulur por kemi të bëjmë me tejkalim të normave të vendosura nga Bashkimi Europian.
Pas kërkesës së dërguar Agjensisë kombëtare të Mjedisit ( në datën 13 shtator 2013 )në përgjigjen që morëm nga ky institucion mësuam se në të paktën tre nga qytetet kryesore të Shqipërisë; Tiranë, Shkodër dhe Korçë kemi tejkalim tëtejkalim të normës së BE për PM10 grimcat e pluhurit me dimensione 10 micron dhe të NO2 (dyoksidit të azotit), kemi tejkalim të grimcave të pluhurit të dimensionevë PM10 dhe PM2.5 si dhe tejkalim të O3 (ozonit).
Foto nr2: Pjesë nga përgjigjja e kërkesës për informacion dërguar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Ndër të tjera ky institucion informon se në të gjithë Shqipërinë janë të instaluara 9 stacione monitorimi:
| Nr | Stacionet | Vendndodhja | Treguesit | Kordinatat |
| 1
|
Tirana Mobile | Sauk,Tiranë | PM10,NO2, SO2 , O3, CO dhe BTEX | 41°19’49.94”N
19° 48’42.55”E |
| 2 | Tirana Higjena | Instituti i Higjenës | PM10,NO2, SO2 , O3, CO dhe BTEX | 41o32’20.00”N
19o82’66.70”E |
| 3 | Tirana MTM | Ministria e Turizmit dhe Mjedisit | PM10,PM2.5 | 41o32’74.20”N
19o81’80.20”E |
| 4 | Tirana AKM | Agjencia Kombetare e Mjedisit | PM10,PM2.5 | 41o31’51.70”N
19o81’55.30”E |
| 5 | Durrës | Oborri i shkolles “Jusuf Puka” | PM10/PM2.5, SO2 , NO2 , O3, CO, BTEX | 41°18’50.26”N
19° 26’57.44”E |
| 6 | Shkodër | Oborri i qendres Shendetesore te Reabilitimit te handikapateve mendore | PM10/PM2.5, SO2 , NO2 , O3, CO, BTEX
|
42°04’25.13”N
19°31’24.62”E |
| 7 | Elbasan | Perpara godines se qarkut Elbasan | PM10, SO2 , NO2 , O3, CO, BTEX | 41°06’39.53”N
20°04’53.96”E |
| 8 | Korcë | Oborri i shkolles “Raqi Qirinxhi”. | PM10/PM2.5, SO2 , NO2 , O3, CO, BTEX
|
40°37’33.39”N
20° 46’48.76”E |
| 9 | Fier | Oborri i shkolles “Janaq Kilica” | PM10/PM2.5, SO2 , NO2 , O3, CO, BTEX
|
40°72’53.70”N
19° 55’50.50”E |
*Tabela me tëdhënat e stacionevetëmonitorimittëcilësisësëajritnëvendintonë
Ndërkohë po sipastënjëjtitinstitucionngaviti 2014 derinëvitin 2023 nga ana e qeverisëjanëinvestuar 56.402.924 mlnlekëvetëmpërmirëmbajtjen e stacionevetëmonitorimittëcilësisësëajritnëtëgjithëvendin.
| Vitet | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | 2020 | 2021 | 2022 | 2023 |
| Investime | 13.170.000 lekë me tvsh | 12.537.000 lekë me tvsh | 9.823.272 lekë me tvsh | 1.955.763 lekë me tvsh | Realizuar në MTM | Nuk ka pasur mirëmbajtie | 3.231.077 lekë me tvsh | 7.525.812 lekë me tvsh | Investim nga MTM | 8.160.000 lekëme tvsh |
*Tabela me të dhënat e investimeve
Sëmundjet që vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit
Përmes një kërkese për informacion pyetëm Institutin e Shëndetit Publik si ka ndikuar cilësia e ajrit në shëndetin e popullsisë shqiptare? Sa është numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit në Shqipëri nga viti 2013 deri në vitin 2023?
Në përgjigjjene tij ky institucion na informoi se ISHP nuk prodhon në mënyrë sistematike shifra zyrtare mbi efektin e faktorëve të caktuar në shëndet (vdekshmëri ose sëmundshmëri) por i referohet vlerësimeve të përafërta në nivel global të kryera nga agjensi ndërkombëtare përfshi OBSH apo IHME (Institute for Health Metrics and Evaluation).
Sipas IHME, ndotja e ajrit në Shqipëri vlerësohet e shtata për nga rëndësia mes faktorëve të tjerë të riskut, pas hipertensionit, ushqyerjes së pashëndetëshme, duhanpirjes, mbipeshës, sheqerit të lartë në gjak dhe yndyrnave të larta në gjak.
Foto nr3: Pjesëngapërgjigjja e kërkesëspërinformaciondërguar ISHP
Po me tënjëjtënpyetjeiudrejtuamedheMinsitrisësëShëndetësisëdheMbrojtjesSociale e cilafillimishtrefuzoitëkthentepërgjigje. Pas ankimitqë I bëmëkëtijinctitucionisipaslegjilacionitnëfuqpërtëdrejtënpërInformimkyinstutucion u përgjigjsimëposhtë:
Foto nr4: Përgjigja e MinstrisësëShëndetësisëdheMbrojtjesSociale
Çfarë thonë institucionet ndërkombëtare?
Nëraportin e kostoveqëshkaktonndotja e ajritnëshëndetin e njerëzve, Banka Botërorepërllogariti se nëShqipëri, gjatëvitit 2019, kishinhumburjetën 2,257 persona sipasojë e ndotjessëmjedisittëjashtëmdhebrendashtëpisë.
Foto nr5: Të dhënat nga raporti i Bankës Botërore
Sipas të dhënave, ndotja e mjedisit ishte përgjegjëse për 10 për qind të totalit të vdekjeve në vitin 2019. Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, në vitin 2019 në vendin tonë kanë humbur jetën 21,937 persona.
Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, Shqipëria kishte 83 vdekje për 100 mijë banorë nga faktorët e ndotjes ambientale, një vlerë e lartë në krahasim me vendet në zhvillim, por e kishte këtë tregues më të ulët se vendet e rajonit.
Nga totali i vdekjeve që shkaktoi ndotja, 1532 ishin krijuar nga mjedisi i jashtëm dhe 724 nga mjedisi brenda shtëpisë.
Në datën 7 mars 2023 në një emission televiziv Rodion Gjoka, drejtues i njësisë së mjedisit dhe energjisë në Co-Plan tregoi zonat më të ndotura në Tiranë, si qyteti me ndotjen më të lartë në vend si dhe rreziqet që vijnë nga ndotja e ajrit.
“Ka probleme nga futja e grimcave në trup e grimcave të dëmshme. Këto sjellin deri në goditje në tru e trompozë. Të moshuarit janë më të rrezikuar nga ndotja e ajrit. Vetëm gjatë pandemisë njerëzit e kuptuan se çfarë donte të thonte ajër i pastër. Po shohim dhe një degradim të shëndetit publik. Instituti duhet që herë pas here të tregojë se si është situata me shëndetin publik.
Tirana është ndër qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes. Kjo pasi është një kolp ekonomik, pra punon e jeton. Qendra, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Kryqëzimi i 5 Majit, Vasil Shanto, janë zonat ku buron ndotja për shkak të transportit,” tha ai.
Ndryshe nga ajo çfarë u premtua në programin e qeverisë në paketën e vitit 2013-2017, niveli I ndotjes së ajrit në Shqipëri jo vetë që nuk është ulur por rezulton të jetë mbi normat e vendosura nga Bashkimi Europian. *INVA HASANALIAJ
