Rudina dhe Kiri Hajdari vizitojnë familjen e ish-truprojës së Azem Hajdarit, Besnik Çera. Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari vizitoi bashkë me vëllain e saj Kirin familjen e ish-truprojës së vrarë të Azem Hajdarit, Besim Çerën.
Vizitën te familjarët të Çerës, Rudina Hajdari e ndau në profilin e saj në ‘’Facebook’’, ku çmon sakrificën e tij, i cili vdiq 21 vite më parë në atentatin e 12 shtatorit 1998 para selisë së PD-së bashkë me ish-liderin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 Azem Hajdari.
Postimi i Rudina Hajdarit:
Sot bashkë me Kirin, vizituam familjen e të ndjerit dhe mikut tonë, Besim Çera. I përjetshëm kujtimi i Besim Çerës që ra si vëllai i Azem Hajdarit! Nderime dhe mirënjohje përherë nga familja jonë