Categories Lajme

Vajza 5 vjeçare i shpëton aksidentit fatal, dy persona e nxjerrin nga shinat e trenit

New Yorku u zgjua me një lajm të tmerrshëm ku një burrë u hodh në shinat e trenit mëngjesin e sotëm ku si pasojë gjeti dhe vdekjen. Ai mbante në krah dhe vajzën e tij 5 vjeçare e cila arriti të mbijetonte, teksa disa persona e kanë ndihmuar atë të dalë nga shinat e trenit. Disa filmime të kalimtarëve të rastit tregojnë dy persona që e nxjerrin nga platforma dhe disa të tjerë që e qetësojnë pas ngjarjes së ndodhur. CNN raporton se vajza nuk ka pësuar dëmtime serioze ndaj është jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët okularë raportojnë për policinë e New York-ut se burri u hodh qëllimisht përpara trenit dhe se nuk ishte aksidentale. Por ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes.Vajza 5 vjeçare u dërgua tek mamaja e saj, e cila u pyet për shkaqet e mundshme për veprimin e të shoqit. Ajo tregon se nuk është në dijeni të ndonjë problemi që mund ta ketë shtyrë 45 vjeçarin të hidhej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME